Një aksident ka ndodhur në Fushë-Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, të gjitha femra.
Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Renault Clio” me targa “AA970KU”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tre personat që ndodheshin në bord, gjendja e njërës prej pasagjereve paraqitet më rëndë.
Ajo është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të plagosurat janë dërguar në spital.