Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, pas dy javësh zhgënjyese ku arriti të merrtë vetëm një pikë.
Ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Arsenalit, i cili duhet thënë qe me Artetan në krye po zhvillon ndeshje me të vërtetë shumë të mira dhe që është i vështirë për t’u mundur.
Ndeshja u zhbllokua nga Sterling në minutën e 23, pas një topi të kthyer në qendër të zonës nga portieri i miqve. Ndeshja u karakterizua më pas nga raste të shumta nga të dyja krahët, por që sulmuesit e të dy ekipeve gabuan shumë përpara portës.
Më këtë fitore City ngjitet në vendin e 10 me 7 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje.
Ndërsa Real Madrid ka pësuar një humbje të pabesueshme në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë të sapongjiturve në La Liga të Cadiz.
Ekipi i Zidane është mundur 0-1 në një takim që dukej i lehtë në letër për vendasit, por që morën një mësim të mirë nga Cadiz.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lozano në minutën e 16 të takimit dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi më. Reali përdori të gjitha mundësitë për të barazuar, por nuk ia doli dhe humbi 3 pikë të sigurta.
Me këtë humbje Reali qëndron në vend të parë, por që i hap mundësinë Barcelonës ta barazojë me pikë në rast se fiton me Getafen.
Etiketa: La Liga, Man City, Premier Liga, Real, Sport