Aktualitet

Man United dhe Chelsea fitojnë pa probleme, befason Leicester





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 11/01/20 |
mapo.al

Manchester United ka mposhtur 4-0 Norwich në Old Trafford. Më në fund një paraqitje bindëse e Djajve të Kuq ndaj një kundërshtari që po vuan gjatë javëve të fundit. Rashford ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë pas krosit të Juan Mata. Pas pushimit Rashford dyfishoi me penallti përpara se Martial të shënonte të tretin vetëm dy minuta më vonë. Greenwood ka shënuar golin e katërt pranë fundit të takimit teksa Man United ngjitet në vend të pestë të renditjes.


Chelsea ka dominuar në fitoren 3-0 ndaj Burnley në Stamford Bridge. The Blues, pas disa javëve të lëkundura, kanë shfaqur një formë të mirë teksa vazhdojnë të luftojnë për një vend në zonën e Champions League. Jorginho kaloi vendasit në avantazh në mes të pjesës së parë nga pika e bardhë. Tammy Abraham ka dyfishuar pak minuta më vonë, një gol që ka zhbllokuar sulmuesin që po vuante gjatë javëve të fundit. Pas pushimit Hudson-Odoi ka trefishuar teksa Chelsea mbetet në vend të katërt.


Në ndeshjet e tjera Leicester ka humbur brenda ndaj Southampton falë një tjetër goli të të papërmbajtshmit Danny Ings. Ishin Dhelprat ata që kaluan në avantazh me Praet përpara se Armstrong barazoi pesë minuta më vonë. Pas pushimit, Ings ka shënuar golin e fitores për miqtë të cilët kanë prodhuar një tjetër paraqitje mbresëlënëse.


Everton ka mposhtur Brighton 1-0 falë golit të Richarlison në pjesën e parë. Skuadra e Ancelotti-t rikthehet te fitorja pas disfatës së turpshme ndaj të rinjve të Liverpool në FA Cup. Wolves kanë barazuar 1-1 ndaj Newcastle.



Etiketa: , ,

Pas