Shpenzimet e çmendura të Mancester Junajtid duket se nuk kanë të sosur.
Pasi shpenzoi shuma marramendëse në verë për të blerë Luke Shaw, Blind, Di Maria, Falcao, Herrrera, tashmë drejtuesit e Junajtid i kanë vënë në dispozicion trajnerit Van Gaal plot 190 milionë euro për të përforcuar skuadrën.
Që prej shtatorit 2013 Junajtid ka shpenzuar më shumë se 270 milionë euro në merkato.
Sipas mediave angleze dhjetë lojtarë do të largohen nga Mançester në janar dhe në merkaton e verës.
Arjen Robben,Dani Alvesh, Kevin Strottman, Diego Godin dhe Mats Hummels janë objektivat e Van Gaal.
Çmenduria e fundit në merkato e Junajtid ishte blerja e Angel Di Maria nga Reali Madridit për 75 milionë euro.
Aktualisht Junajtid është në vendin e katërt në kampionat duke marrë veten nga një nisje zhgënjyese e kampionatit.
Pas fitorës kundër Arsenalit Junajtid ka koleksionuar tre fitore rresht, ecuria më e mirë në këtë kampionat.