Aktualitet

Manaj shënjestër e “skifterëve”, i vidhen 3 ora luksoze dhe 70 mijë euro














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 18/02/21 |
mapo.al

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj, ka rënë pre e një vjedhjeje që kap shumë marramendëse.






Lajmi bëhet i ditur nga miku i tij Xhani Demika, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Duket se, Manajt i janë vjedhur 3 ora luksoze dhe 70 mijë euro në banesën e tij në Spanjë.


“Sapo mora vesh një lajm shumë të shëmtuar. Eshtë thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët. Shpresoj vëlla të gjenden sa më shpejt, pasi dhe vlera nuk ishte vogël.3 ora shumë të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura.Booo…uroj të gjenden sa më shpejt vllai”, – shkruan Demika krahas një fotoje të publikuar, ku duket shtëpia e bastisur e sulmuesit.







Nuk ka një reagim nga Manaj, apo një njoftim nga organet policore spanjolle në lidhje me grabitjen.






 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas