Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se javën e ardhshme Shqipëria do të marrë një sasi prej 8 mijë dozash të reja vaksinash nga kompania Pfizer.
“Do të kemi duke filluar nga java e ardhshme një sasi rreth 8 mijë doza që do vijnë. Dhe më pas nga data 1 mars dhe data 15 mars ashtu sikurse e kemi thënë 40 mijë dozat në total të serisë së parë të Pfizer.
Paralelisht nga instrumenti i COVAX kemi marrë një përgjigje pozitive përsa i përket dritares së parë ku janë 141 mijë doza AstraZeneca për të ardhur në tremujorin e parë dhe të dytë” – tha Manastirliu.
1
Etiketa: Manastirliu, Pfizer, vaksina