Në spitalin Infektiv, e cila përkon me atë të COVID 1, aktualisht janë vetëm 3 pacientë të shtruar me koronavirus.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për pesë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital. Sot ky numër ka zbritur në tre dhe është hera e parë pas rreth 15 muaj pandemi, që në spitalin kryesor COVID në vend, ka vetëm tre shtretër të zënë, ndërsa nga dita në ditë, nëse trendi i sëmundjes do të vijojë në ulje, edhe ky pavion pritet të mbyllet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, e cila nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shkruajnë se këto indikatorë, janë tepër premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.
“#Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Manastirliu.