Aktualitet

Manastirliu: Kemi siguruar vaksinën anti-COVID për 800 mijë qytetarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 16/01/21 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke folur për vaksinën anti-COVID, u shpreh se deri tani qeveria ka siguruar vaksinën për 800,000 qytetarë.



Janë 1,6 milionë doza, nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.


“Brenda Janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Ndërkohë javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anticovid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Greqi - 33 të vdekur dhe 599 infektime në 24 orët e fundit


Ministrja e Shëndetësisë tha se do të kemi vaksinim të kombinuar për grupet e riskut, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.



“Procesi i vaksinimit po vijon normalisht. Deri tani janë vaksinuar 369 personel shëndetësor i spitaleve COVID e epidemiologë dhe do të vijohet me një kalendar të kombinuar më të moshuarit e shtëpive të përkujdesit social dhe më pas vaksinimi për të moshuarit +75 vjeç dhe kështu me të gjitha grupet, siç janë përcaktuar në planin tonë të vaksinimit”, nënvizoi Manasirliu.


LEXO EDHE: 

Koronavirusi/ Brenda janarit do të vijnë 10 mijë vaksina “Pfizer”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas