Aktualitet

Manastirliu: Mbi 120 mijë të vaksinuar! Rama: Vaksina kineze në 50 shtete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 03/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Roskovec.





Manastirliu, gjatë fjalës së saj, bëri me dije se janë mbi 120 mijë të moshuar të vaksinuar.


“Edhe në Roskovec kemi ngritur një qendër të vaksinimit të përqendruar, për të mos shkëputur shërbimet nga qendrat shëndetësore. Sot arrijmë mbi 120,000 të moshuar dhe në total mbi 180 mijë të vaksinuar”, tha Manastirliu.




Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se studimet tregojnë që Sinovac është ndër vaksinat më efiçente, duke thënë se janë rreth 50 shtete që po e përdorin këtë vaksinë.


Dje ka filluar vaksinimi edhe i gazetarëve të terrenit në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që sot ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë në “Arenën Kombëtare”.

Lexo edhe :  Manastirliu: Nga nesër fillon vaksinimi për +60 vjeçarët me sëmundje kronike

Që prej fillimit të vaksinimit në vendin tonë, janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas