Aktualitet

Manastirliu në “Air Albania”: Këtë javë përfundojmë vaksinimin e arsimtarëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 29/03/21 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku procesi po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët, paralelisht me dozat e dyta për stafin mjekësor dhe të moshuarit.






Po vijojmë me vaksinën Pfizer, Astraxzeneca dhe Sputnik këtu në stadiumin Air Albania për arsimtarët si dhe rivaksinimet për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Eshtë shumë e rëndësishme për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëve, kjo javë duhet ti dedikohet përmbylljes së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëve dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve”, deklaroi Manastirliu.


Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami, tha se procesi i vaksinimit në këtë pikë të përqëndruar, ka vijuar pa u ndalur që prej ditës së parë.

Lexo edhe :  Protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm: Nuk jemi kavje/ VIDEO+FOTO






“Në Stadiumin Air Albania po vijon vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve për dozat e dyta dhe dozat e para për pedagogët dhe arsimtarët. Vaksinimi ka vijuar pa ndërprerje nga dita e parë”, tha Cami.



Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 arsimtarë janë vaksinuar deri tani.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas