Aktualitet

Manastirliu në Kuvend: Sot presim të vijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:41 - 14/06/21 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend foli për situatën epidemiologjike në vend.






Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se lufta me Covid ende nuk ka përfunduar.


Gjithashtu ministrja u shpreh se qeveria është e vendosur që të çojë deri në fund programin kombëtar të vaksinimit.







“Vijon rënia e qëndrueshme e rasteve me Covid-19. Edhe për 2 javët e fundit kemi rënie të ndjeshëm të incidencës dy javore. Shqipëria tashmë konsiderohet një zonë me risk të ulët.



Kurba e vaksinimit nga ana tjetër është në rritje konstante. Programi i vaksinimit do të vijojë edhe gjatë sezonit të verës. Përpjekjet nuk do të reshtin deri në sigurimin e të gjithë popullatës. Sot presim 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Pasaporta e vaksinimit, Rama: Superlajm, shënuam progres digjital


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas