Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar foton e një pacienti të sëmurë me koronavirus dhe që ndodhet në terapi te spitali Infektiv, ndërsa një infermiere po i shërben.
Duke i bërë thirrje qytetarëve që të parandojnë infektimin me virusin e rrezikshëm, Manastirliu thotë se COVID-19 nuk është lojë, por një sëmundje tinëzare që të rrezikon jetën.
Postimi
SPITALI INFEKTIV
Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!
A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri🙏🏼 Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:
↔️Respekto distancën
😷 Vendose maskën
🧼Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
🤜#COVID19🤛