Aktualitet

Manastirliu: Si do të shihen nëpër spitale familjarët me të shtruarit me Covid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 01/12/20 |
mapo.al

Ministrja Ogerta Manastirliu, në një takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi, ka treguar se si do t’i shohin të afërmit tani e tutje në spitalet Covid.






Ajo u shpreh se fashat e orarit për dhënie ushqimesh apo rrobash do të jenë  09:00 – 11:00  dhe 17:00-18:00, dhe shtoi se qeveria do t’i vërë stafit mjekësor në dispozicion tableta në mënyrë që t’u sigurojnë pacientëve kontakt vizual me familjarët e tyre.


“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, – tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Rama paralajmëron prishjen e ndërtimeve pa leje: Aksion në të gjithë vendin




1






Etiketa: , ,

Pas