Aktualitet

Manastirliu-studentëve: Vaksinohuni për të shmangur fatalitetet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:38 - 29/07/21 |
mapo.al

Teksa ka vizituar qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje studentëve që të vaksinohen për të shmangur fatalitet me fillimin e shkollave gjatë muajve shtator, tetor.






“Është e rëndësishme një thirrje për studentët për tu vaksinuar sepse me fillimin e shkollës, shtatori, tetori, do të na përballë me një rritjen e kontakteve apo grumbullimet që ndoshta janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinuar mund të shmangim fatalitet. Më shumë se 1 milion e 600 mijë doza të vaksinës që kanë mbërritur në Shqipëri dhe të mos hezitojmë për tu vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Manastirliu.








Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të moshuarve të paraqiten në qendrën më të afërt për të marrë vaksinën kundër Covid. Më tej Manastirliu bëri me dije se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e variantit Delta dhe në spitale ka pasur rritje të lehtë të shtrimeve.

Lexo edhe :  Manastirliu në Kopenhagen: Siguruam vaksina për gripin dhe vaksina anti-COVID


Po ashtu Manastirliu bëri me dije se në spitale paraqiten qytetarë që nuk kanë marrë doza të vaksinës kundër Covid.



Silva Bino po ashtu u shpreh se për shkak të mutacionit Delta të Covid, vaksinimi duhet bërë në mënyrë urgjente.

“Virusi Delta e bën urgjente vaksinimin. Sot vaksinimi është urgjencë sepse virusi është tepër ngjitës. Studentët që do të futen në auditore mund të bëhen përçues. Vaksinimi i studentëve, mësuesve, të moshuarve apo grupeve të riskut është një element tepër i rëndësishëm”, shtoi më tej Bino.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas