Aktualitet

Manastirliu: Të hënën vijnë 7020 vaksina nga Pfizer, ulim fashën në +60 vjeç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 10/04/21 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza vaksine nga Pfizer.





Në një deklaratë për gazetarët, ajo tha se të hënën e kësaj jave do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç, teksa shtoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.


“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.





Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 250,676 persona.

Lexo edhe :  Arma në tokë dhe autori i arrestuar, si ndodhi grabitja e argjendarisë në Vlorë


Vasinën e kanë marrë mësuesit, bluzat e bardha dhe të moshuarit. Sakaq ka nisur edhe vaksinimi i gazetarëve, policëve dhe farmacistëve.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas