Thursday, June 30, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Manastirliu te spitali Infektiv: Asgjë s’ka përfunduar, kemi pacientë rëndë

by mapo.al
16/04/2021
in Aktualitet, Shëndeti
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në spitalin Infektiv ose COVID-1 ku ka takuar mjekët dhe infermierët.

Manastirliu ka deklaruar se asgjë s’ka mbaruar, dhe ky moment lehtësimi duhet të shërbejë edhe si rigjenerim për stafet shëndetësore. Ajo thotë se mjekët e angazhuar në luftën ndaj pandemisë do e kenë bonusin special deri ditën e fundit të pandemisë.

Më tej, Manastirliu ka shpalosur dhe planin e qeverisë për të vaksinuar çdo qytetar shqiptar deri në pranverën e vitit të ardhshëm, edhe pse nuk përjashton mundësinë që të bëhet më shpejt.

“Në fakt kisha planifikuar të isha me ju sepse e para dua që t’ju falënderoj për punën dhe impenjimin përgjatë muajve të vështirë. Edhe për t’ju falënderuar por dhe gjithashtu për t’ju thënë se përmes jush dhe qytetarëve asgjë s’ka mbaruar ende. Sepse për fat të keq, edhe tek ne COVID-19 është ende prezent.

Ende janë qytetarë që vuajnë pasojet, raste të rënda, që janë të shtruar në shërbimet tona spitalore. Edhe spitalet rajonale. Një prej spitaleve është zbrazur sepse ka rënë numri që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo s’do të thotë se spitali nuk është në gatishmëri.

Qoftë personali, qoftë aparaturat e pajisjet janë në gatishmëri. Kur të kemi shtim të shtrimeve, struktura do jetë aktive si në momentet e para. Numri i pacientëve që trajtohen tek Infektivi apo COVID-3 ka rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka rënie edhe të fataliteteve ditore. Kjo tregon që jemi në situatë të kontrolluar të epidemisë. Fakti që kemi ulje të rasteve do doja ta kishim këtë moment edhe si moment rigjenerimi. Stafet të marrin kohën e tyre.

Çfarë na ka treguar ky vit duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Duhet të punojmë për sot dhe nesër, dhe të shfrytëzojmë kapacitetiet. Për gjithë ekipin e mjekëve e infermierëve do të vijojë bonusi deri në ditën e fundit. Janë më shumë se 4 mijë që kanë përfituar bonusin special nga qeveria, do të jetë deri në ditën e fundit të pandemisë. Do t’ia dalim. Kemi fuqinë e forcën, kurajon dhe durimin për të përballuar sfidat që deri tani na kanë dalë përpara. Nuk i sollëm ne por koha dhe natyra.

Plani ynë ambicioz, që të vaksinojmë çdo qytetar në Shqipëri, deri tek qytetari i fundit, ky është plani për pranverën e vitit që vjen, mund t’ia arrijmë edhe më shpejt“, tha Manastirliu.

Tags: Ogerta ManastirliuSpitali COVID1Spitali Infektiv

JU SUGJEROJME

Fshehën emigrantët në bagazh, arrestohen dy persona në Elbasan
Aktualitet

Fshehën emigrantët në bagazh, arrestohen dy persona në Elbasan

30/06/2022
Emri/ Shqiptari gjendet i vdekur nga gruaja, jashtë banesë së tyre
Aktualitet

Emri/ Shqiptari gjendet i vdekur nga gruaja, jashtë banesë së tyre

30/06/2022
“Koleksionist” me 200 ora, pranga hajdutit 30-vjeçar
Aktualitet

“Koleksionist” me 200 ora, pranga hajdutit 30-vjeçar

30/06/2022
Bombardime të jashtëzakonshme në Lisiçansku, “Stalingradin e Ukrainës”
Bota

Bombardime të jashtëzakonshme në Lisiçansku, “Stalingradin e Ukrainës”

30/06/2022
Next Post
Qyteti pa ligje dhe policë, ku ndodhin krime shokuese (FOTO)

Qyteti pa ligje dhe policë, ku ndodhin krime shokuese (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • “Do ta merrja një plumb për Putinin”, ish-pronari i Formula 1 mbron presidentin rus: Është i arsyeshëm
  • Fshehën emigrantët në bagazh, arrestohen dy persona në Elbasan
  • Horoskopi për muajin korrik/ Ja çfarë premton për çdo shenjë
  • Nga punonjëse seksi në “mbretëreshë”/ Zheng Yi Sao, piratja më e rrezikshme në histori
  • Emri/ Shqiptari gjendet i vdekur nga gruaja, jashtë banesë së tyre



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In