Aktualitet

Manastirliu: Tre skenaret për vaksinimin masiv të popullatës









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:31 - 21/01/21 |
mapo.al

E ftuar në emisionin “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tregoi se kur do të vijnë dozat e tjera të vaksinës në Shqipëri dhe të fillojë vaksinimi masiv i popullatës. Manastirliu tha se janë 500 mijë doza të kontraktuara me Pfizer.



10 mijë dozat e para të Pfizer, do të vijnë ne janar tha ministrja, ndërsa 30 mijë doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt. Më tej, ajo theksoi se dozat e tjera të vaksinës nga Pfizer do të vijnë gjatë vitit.


Ajo tregoi edhe skenaret kohore mbi vaksinimin masiv të qytetarëve. Ministrja, tha se vaksinimi i popullatës mund të zgjasë edhe dy vite.




“Në 6 muajt e parë duam të vaksinojmë mjekët, infermierët dhe rreth 250 mijë të moshuar që kanë sëmundje. Në skenarin më ambicioz që mendojmë, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj, dhe skenari i tretë në 24 muaj.”-tha Manastirliu.



1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas