Aktualitet

Manchester City gabon ndaj Crystal Palace, Guardiola: Provuam gjithçka (Video)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 20:09 - 18/01/20 |
mapo.al

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për mediet britanike pas barazimit 2-2 kundër Crystal Palace. Strategu spanjoll nuk e fshehu zhgënjimin e tij, por pranoi se ky është futbolli dhe të tre rezultatet janë të pranishme.


“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka për të fituar. Fryma ishte aty. Ne u përpoqëm dhe u përpoqëm. E përmbysëm rezultatin, por prapë kemi lënë pikë. Ky është futbolli.



Ne kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si kemi bërë në “VillaPark” kundër Aston Villas, me Benjamin Mendy duke sulmuar nga e majta dhe lojtarët e tjerë në qendër.


Vuajtëm pak në 10 minutat e para të pjesës së dytë, por pastaj mendoj se bëmë gjithçka siç duhet. Crystal Palace nuk bëri shumë, por arritën të merrnin një pikë”, tha mes të tjerash strategu spanjoll.


Etiketa: ,

Pas