Aktualitet

Manchester City jashtë Championsit, dënimi i tmerrshëm nga UEFA





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 14/02/20 |
mapo.al

Lajmi i fundit ka tronditur Manchester City-n. UEFA ka dënuar kampionët e Anglisë me dy vite përjashtim nga Champions League. “Qytetarët” janë denuar dhe me 30 milionë euro gjobë nga institucioni më i madh në Europë.


Një vendim i tillë përflitej prej kohësh në korridoret e kampionëve, por tani ka ardhur vendimi i formës së prerë që bën që kampionët e Anglisë të mbeten jashtë Europës për sezonin 2020-21 dhe 2021-22.



Gjoba prej 30 milionë eurosh është një tjetër masë shumë e madhe për klubin anglez. Vendimi u mor për shkak të shkeljeve në rregullat e licencimit dhe lëvizjes së lojtarëve në mënyrë të parregullt në vitet 2012-16.


Një vendim i tillë mund të ulë shumë nivelin e klubit dhe City mund të përballet me një eksod lojtarësh. Trajneri Pep Guardiola pritet t’i japë fund aventurës me “Qytetarët” në fundin e këtij edicioni futbollistik.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas