Sport

Manchester United humb 1 miliardë dollarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 30/06/19 |
ro ot

Manchester United ka humbur 1 miliardë dollarë nga sezoni i dështuar që mbyllën këtë vit. Rezultate negative dhe luhatje të vazhdueshme të skuadrës, që sollën ndikim direkt në vlerën e klubit në tregun global.





Në fund të gushtit të vitit të kaluar, ditë kur United nuk kishte zbritur ende në fushë për ndeshjen e parë, vlera e klubit ishte 4.27 miliardë dollarë. Ndërkohë që aktualisht ka rënë në 3.17 miliardë dollarë.





Kjo humbje nuk ka të bëjë me zhvlerësimin e paundit britanik ndaj dollarit amerikan, por lidhet direkt rritjen e tregut në SHBA dhe uljen e vlerës së United si pasojë e rezultateve zhgënjyese.


Këto humbje kanë rritur më shumë zërat ndaj pronarëve të familjes Gazer, duke qenë se tifozët kërkojnë që ata të shesin klubin në një pronar tjetër më të qëndrueshëm dhe që ka ide dhe vizion për investimet në skuadrën e tyre./TS/


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas