Kryeministri Edi Rama përmend edhe njëherë një ndër arsyet se përse i nevojitet mandati i tretë, teksa nuk kursen krahasimet tashmë të zakonshme me qeverisjen Berisha.
Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se sot shërbimi shëndetësor nuk ka asnjë krahasim me dje, nisur nga infrastruktura, por edhe organizimi dhe menaxhimi i bluzave të bardha.
Kreu i qeverisë shton se misionin duhet ta çojë deri në fund, për të pastruar abuzuesit dhe batakçinjtë në radhët e mjekëve dhe infermierëve.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”: