3560 punonjësve të burgjeve do t’ju rriten pagat. Lajmi është bërë më dije nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve nga burgu i Fierit kanë prezantuar strategjinë e re të menaxhimit të burgjeve.
Sipas strategjisë, rritja e pagave do të bëhet sipas gradave, ndërsa bëhet fjalë për një fond prej 570 milionë lekësh.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë njoftoi se do të mbyllen 4 burgje në vend, ndërkohë që nuk do të ketë shkurtim të punonjësve.
Niveli i pagave:
Kështu duke nisur nga grada aspirant, tashmë niveli i pagës
nga 40.000 lekë shkon në 53.500 lekë. (Rritje 13.500 lekë)
Niveli nën/inspektor: nga 45.500 lekë shkon në 55.640 lekë
Niveli inspektor: nga 50.000 lekë në 58.000 lekë
Niveli kryeinspektor: nga 55.000 lekë në 64.000 lekë
Niveli nën/komisar: nga 65.500 lekë në 70.085 lekë
Niveli komisar: nga 72.000 lekë në 77.040 lekë
Niveli kryemomisar: nga 95.000 lekë në 101.650 lekë
Niveli Drejtues Burgu: Nga 106.700 lekë në 123.050 lekë
Niveli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Nga 115.000 lekë në 133.760 lekë.