Menjëherë pas vendimi të KQZ që rrëzoi propozimin e socialistëve lidhur me kufizimin deri në tre mandate të kryebashkiakëve, reagoi kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja. Ai paralajmëroi se PS do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
Socialisti tha se propozimi për ndalimin e rikandidimit të kryebashkiakëve për një mandat të katërt, parashikonte ripërtëritjen e elitave politike. “Mesa duket në KQZ nuk ka pasur mbështetjen e duhur pasi duhen 5:2 votat. Por ne patjetër që do ta çojmë në Kolegj propozimin tonë“, tha Manja.
Nga nisma e PS prekeshin direkt dy kryebashkiakët socialistë, ai i Durrësit Vangjush Dako dhe i Elbasanit Qazim Sejdini si dhe dy demokratët, Xhelal Mziu në Kamëz dhe Fiqiri Ismaili në Bashkinë e Vorës.
LEXO EDHE:
KQZ rrëzon PS: Kryebashkiakët me tre mandate të rikandidojnë
/Mapo.al/