Aktualitet

Manja: Meta është dashakeqës, do të bllokojë Kushtetuesen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 11/11/19 |
ro ot

Kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, duke ftuar deputetët të votojnë dy kandidatet për Gjykatën Kushtetuese, e ka cilësuar dashakeqës Presidentin Meta, i cili para nisjes së kësaj séance u bëri thirrje deputetëve të votojnë vetem 1 kandidat.


“Sot është momenti të dëshmojmë seriozitetin e vullnetin politik për ta bërë funksionale Kushtetuesen. Duhet të bëjmë detyrën tonë, kandidatet që na ofrohen për votim janë dy zonja që i bëjnë nder Gjykatës Kushtetuese. Kemi një debat me Presidentin, si përherë na paraqetitet si debat kushtetues po në thelb është konfliktik i pastër politik, që kur Presidenti e lexon kushtetutën politikisht e jo si garant i saj. Në rastin e kushtetueses duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik dhe të bashkëpunojë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.


Ai i ka drejtuar një pyetje Presidentit të vendit. “Unë kam një pyetje për Presidentin e vendit, edhe pse nuk është jurist dhe nuk e ka domosdoshmëri të jetë jurist. Supozojmë se do zbatojmë radhën, të parin e ka Presidenti, të dytin e votojnë me (parlamenti), po radha nuk i shkon Presidentit por Gjykatës së Lartë, atëherë çfarë do bëjmë sipas Presidentit te Republikes? Do bllokojmë Kushtetuesen edhe për një vit? Ja që arsyetimi i Presidentit nuk është qëllimmire, është dashakeq, se me këtë interpretim synohet bllokimi i Kushtetueses. Kuvendi që i ka marrë listat në 14 tetor, brenda datës 13 nëntor ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të ushtrojë kompetencën për të zgjedhur dy anëtarët e Kushtetueses, dhe këtë e ushtron sot me votimin që do të kryhet sot brenda afatit 30 ditor”, u shpreh Ulsi Manja nga foltorja e parlamentit.


Lexo edhe:


Meta mesazh deputetëve: Kujdes nga marifetet e individëve të verbër


Etiketa: , , , ,

Pas