fbpx

Aktualitet

Manjani ironizon Ramën: Mediave u mjafton të të transmetojnë ty…





               Publikuar në : 16:19 - 02/12/19 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar së fundmi kryeministrin Edi Rama, për deklaratat përkundrejt mediave dhe cilësisë së raportimit për situatën e vendit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.


Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Manjani shkruan se ndan të njëjtin mendim me kryeministrin, që mediat të mos transmetojnë debate me “energji negative”, pasi mjaftojnë pamjet e këtij të fundit teksa sillet në mënyrë arrogante me të prekurit nga tërmeti.



“Kjo është energji pozitive. Nuk ka debat në studio që e zëvendëson. Ka shumë të drejtë në insistimin e tij… Meqë ra fjala, respekt për Gjykatën që la të lirë të arrestuarën politike”-shkruan më tej Manjani, duke iu referuar 25-vjeçares nga Durrësi, Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut falë dy postimeve në “Facebook”.



Etiketa: , ,

Pas