Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me shfajësimet që përdor së fundmi pas publikimit të video-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin BALE.
Vite më parë çuni i BALES i hapi digën e liqenit artificial dhe përmbyti Tiranën.
Sot BABALJA i hapi digën e liqenit të rrenave që ka krijuar me trafikun e drogës dhe përmbyti Shqipërinë.
Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një BALE për tu fajsuar.
Sa të jetë BALJA nëpër këmbë, Ai ska faj…”,- shkruan Manjani në një postim në rrjet.