32-vjeçari Arben Mema do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.
“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.
32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.
Kujtojmë që ditën e zgjedhjeve, më 25 prill, Arben Mema theu barrierat mbrojtëse në sheshin “Skënderbej” duke hyrë mes përmes dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.