Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Anton Papleka: 1O libra që duhen lexuar nga letërsia shqipe

by mapo.al
03/12/2021
in Mapo Letrare
0

“Pas viteve nëntëdhjetë, në Shqipëri  janë vënë re tri dukuri që kanë ndërvepruar me njëra-tjetrën : zhbërja ekonomike, zhbërja kulturore dhe zhbërja demografike (shpopullimi i vendit). Jam i mendimit se dukuria e fundit është pasojë e dy të parave, por filozofia na mëson se edhe pasoja nga ana e saj bëhet shkak për pasoja të tjera.

Dihet se faktori vendimtar për rilindjen e Shqipërisë në shekullin e XIX nuk qe as faktori ekonomik ose ai politik, por qe faktori kulturor, ideologjia e Rilindjes Kombëtare. Vetëdijën kombëtare e ringjalli kultura, në radhë të parë letërsia”, Anton Papleka poet dhe shkrimtar shprehet kështu ndërsa nis të hulumtojë prozën shqipe.

«Për fat të keq, sot ne jetojmë në një periudhë kur fjalët «atdhe, atdhedashuri, patriotizëm» janë zbehur aq shumë sa tingëllojnë  si fjalë të tejkaluara. Në shtyp janë botuar  shkrime  ku edhe intelektualë të njohur  e kanë quajtur si shenjë emancipimi, moderniteti «largimin nga kombëtarizmi». Unë besoj se shuarja e atdhedashurisë, e identitetit kombëtar do të çonte në shuarjen e kombit shqiptar. 

Për të penguar këtë shuarje, një rol kryesor i takon të luajë kulturës, në radhë të parë letërsisë, e cila është arti që i shpreh në mënyrë më të plotë e më të qartë ndjenjat dhe mendimet e njerëzve. Qenësia shqiptare (shqiptarësia) nuk është një dukuri natyrore, biologjike, por një dukuri shoqërore, kulturore  apo, siç thotë shkrimtari i madh Jorge Luis Borges, është një akt besimi : 

“Ashtu siç është atdheu një akt besimi. Çfarë do të thotë të jesh argjentinas ? E kam peytur veten shpesh. Të jesh argjentinas  do të thotë të ndiesh veten argjentinas”. Duke perifrazuar Borges-in, mendoj  se të jesh shqiptar do të thotë ta ndiesh veten shqiptar.

Në letërsinë shqipe ka disa vepra, në të cilat koeficienti i shqiptarësisë  është më i lartë sesa në të tjerat. Këto vepra të bëjnë ta ndiesh veten shqiptar, sepse  ato janë  mbushur me palcën e mendësisë, të traditave, të përvojës historike të kombit shqiptar”, thotë Papleka, duke shtuar se “duke mos dashur të bëj një listë shkollareske sipas llojeve e nënllojeve letrare, duke mos qenë tributar (harçpagues) i ndonjë tarafi politiko-letrar, duke u përpjekur  të respektoj përmasat historike të letërsisë shqiptare, për të mos ndarë me mur të kaluarën nga bashkëkohësia, traditën e gjallë nga moderniteti, po veçoj dhjetë librat që, në kuptimin borhesian, janë libra klasikë”.

1. “Rrethimi i Shkodrës”,  Marin Barleti.

Kjo vepër historike  është një monument i atdhedashurisë, i heroizmit të shqiptarëve, i vetëmohomit njerëzor për lirinë.

2. “Historia e Skënderbeut”, Marin Barleti.

Kjo vepër që  u kushtohet jetës dhe betejave të heroit tonë kombëtar, është “Iliada” e popullit shqiptar, i cili duke mbrojtur atdheun dhe qenësinë e tij, mbrojti njëkohësisht  vlerat e qytetërimit europian dhe u bë mishërim i dinjitetit njerëzor në kohën e tij.

3. “Visaret e Kombit, II” (epika legjendare).

Cikli i kreshnikëve është shprehja më burimore, më e fuqishme dhe më e plotë e gjenisë poetike shqiptare. Në këtë monument letrar mbijeton mitologjia iliro-shqiptare, tradita më e lashtë poetike e popullit që e ka krijuar.

4.”Kanuni i Lekë Dukagjinit”

I kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi. Është përmbledhja më e lashtë, më e plotë dhe më koherente e rregullave të bashkëjetesës ndërnjerëzore, e cila dëshmon se shqiptarët kenë qenë të aftë për t’u qeverisur, për të rregulluar marrëdhëniet e jetës së përditshme. Në të sanksionohen  disa norma  morale e juridike me karakter universal dhe të gjithëkohshëm.

5. “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada.

Kjo poemë që ngjalli Motin e Madh, është kryevepra e romantizmit shqiptar. Ajo qëndron denjësisht përkrah poemave më të mëdha të romantizmit evropian.

6. “Lahuta e Malcisë”, Gjergj Fishta.

Është vepra më tipike e letërsisë shqiptare ku bëhet kalimi nga letërsia gojore në letërsinë e shkruar dhe ku kryhet më mjeshtërisht sinteza e tyre. Është një vepër madhore ku tema e së kaluarës  i lë vendin temës aktuale. Ndonëse në të nuk ka një personazh qendror si në epopetë homerike, ka personazhe episodike, të cilat, ashtu siç thotë një studiues për personazhet  e “Komedisë Hyjnore”, janë të përjetshëm.

7. “Shqipëria ç’ka qenë, ç ‘është dhe ç’do të bëhet”, Sami Frashëri

Vepër e një politologu, staticieni dhe mendimtari vizionar, ky libër është programi politiko-kulturor më shkencor, më i gjithanshëm, më largpamës dhe më afatgjatë, në të cilin janë sintetizuar imperativët kategorikë dhe aspiratat e një populli  të rrezikuar me copëtim e me zhdukje. Në të nuk ndeshen  gjurmë shovinizmi e magalomanie, por as shenja inferioriteti dhe gjunjëzimi para fatit.

8. “Lumi i vdekur”, Jakov Xoxa.

Është romani më i mirë i prozës shqiptare  të traditës. Në të gërshetohen mjeshtërisht brendia kombëtare, realizmi i ashpër, poezia e jetës së njerëzve të thjeshtë, pasuria e pashtershme  gjuhës shqipe. Duke përdorur fjalët e një shkrimtari të madh, do të thosha se kjo vepër “i ka lënë një vendi  imazhin e një epoke”.

9. “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, Rexhep Qosja.

Ky roman që ka një strukturë novatore  dhe një qasje moderne ndaj dukurive shoqërore, bën autopsinë e shoqërisë shqiptare, paraqet kompleksitetin e saj, dritëhijet dhe dramaticitetin e njeriut shqiptar. Ai konsolidon në letërsinë shqiptare humorin e zi të Konicës dhe makthin kafkian.

10. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Ismail Kadare.

Kjo vepër përuron fillimin e prozës moderne shqipe, sepse, po të flasim me termat e studiuesit të romanit  të ri Jean Ricardou-së, në të gërshetohet shkrimi i aventurës me aventurën e shkrimit. Autori i këtij romani i rrëzon kufijtë midis prozës e poezisë, midis kombëtares e universales, midis reales e simbolikes.

Tags: Anton Paplekalibralistarekomandim

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
“Shfryhet” dosja e uniformave të policisë, SPAK:1 vit burg për të pandehurit

"Shfryhet" dosja e uniformave të policisë, SPAK:1 vit burg për të pandehurit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u
  • Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
  • I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
  • Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
  • Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In