Kronika

Mapo mëson emrat – Kush janë dy vëllezërit, të dyshuar për vrasjen në Shkodër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 28/11/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka mësuar dy emra, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së Ritvan Hysenit (Ramazani) sot në Shkodër. Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, vëllezër me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët e vrasjes së 46-vjeçarit.



Ramazani, u ekzekutua teksa ndodhej brenda automjetit të tij. Mjeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsa drejt tij është qëlluar me breshëri.


Janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Ndërkaq, pista ku po heton grupi hetimor dyshohet se është ajo e hakmarrjes.Ritvan Ramazani njihet si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë.




Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ritvan Ramazani.

Lexo edhe :  "Na ndiqte motori i zi" - Dëshmia tronditëse e djalit të Santos për vrasësit


Gjithashtu “Mapo” mëson se Ritvan Ramazani dyshohet se drejtonte një grup droge në Shkodër por jo vetëm dhe kishte mjaft influencë në zonë. Gjithashtu ai dyshohet se jepte edhe para me fajde.


Në vitin 2008, Ritvan Ramazanit i kanë vrarë edhe vëllain, Enver Hyseni (Ramazani).

Por, Policia shprehet se pasi autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin Ramazanit, ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.


Viktima, Ritvan Ramazani

LEXO EDHE:

VIDEO/ ‘Shoshë me plumba’ si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze ‘i forti’ i Shkodrës

Identifikohen vrasësit e Ritvan Ramazanit – Policia: Autorët u konfliktuan me të birin e viktimës

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas