Aktualitet

Mapo nesër – 110 ditë nga zgjedhjet, afatet e partive për koalicionet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:24 - 04/01/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo në numrin e nesërm fokusohet tek afatet që parashikon Kodi për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet, në KQZ.



Kodi u imponon partive politike që tre muaj para datës së votimit të vendosin në lidhje me strategjinë që do ndjekin.


Pra, do hyjnë në zgjedhje me lista më vete apo koalicione të përbashkëta.




E ndërsa nga ana e PS nuk pritet asnjë e re pasi ka deklaruar kohë më parë se më 25 prill do shkojë e vetme, është opozita ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.



Krerët e partive aleate kanë hedhur idenë e hyrjes në zgjedhje me dy lista, ku LSI të jetë me kandidatët e saj, ndërsa të tjerët në listat e PD.


Nga partia më e madhe opozitare ende nuk ka reagim, përveç faktit të pohuar më shumë se një herë që opozita do hyjë e bashkuar në këto zgjedhje.

Lexo edhe :  Rezoluta e PE/ Mapo nesër: Dënimi i blerjes së votës, kusht për integrimin

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas