Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Basha tha sot se do bëjë ç’është e mundur që detyrimi 110 milionë euro ndaj Francesco Becchettit, të jetë përgjegjësi individuale financiare dhe penale e Kryeministrit dhe personave të përfshirë në skandal.
Madje nga ana e opozitës po përgatitet dhe një paketë ligjore në lidhje me këtë çështje.
Basha u shpreh se në lidhje me pandeminë, qeveria e pas 25 prillit do përgatisë një paketë ndihme në formë kompensimi për të gjithë ata shqiptarë që kanë shpenzuar kursimet e jetës për t’u kuruar.