Aktualitet

Mapo nesër: Demokratët me pyetësor dhe program, derë më derë te votuesit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:47 - 21/01/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm, një proces i cili ndahet në dy faza dhe ka nisur që nga 15 janari.



Grupe vullnetarësh po trokasin në dyert e elektoratit, duke iu zgjatur qytetarëve dhe një pyetësor i cili evidenton problemet e qeverisjes, dhe orientimin e votës në 25 prill.


Në fazën e dytë nga 6 marsi deri më 20 prill, do jenë kandidatët për deputetë që së bashku me intervistuesit do të shkojnë edhe një herë në çdo shtëpi, bashkë me programin qeverisës të Partisë Demokratike.




Në fund të çdo dite, përgjegjësit e grupeve, të dhënat e mbledhura do t’i hedhin në sistem, për të pasur kështu një database të saktë në lidhje me numrin e votave që PD do të marrë në çdo zonë.

Lexo edhe :  DASH dhe Freedom House - Mapo nesër: Qeveria dështoi me paratë e pista dhe dëmtoi demokracinë



1


Etiketa:

Pas