Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm javën e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, që konsiderohen më të rëndësishmet e 3 dekadave për drejtimin që do të marrë vendi.
Është java kur nga retorika e fjalëve kalohet në veprim, fushata intensifikohet akoma më shumë, po ashtu dhe strategjitë elektorale, dhe organizimi i partive për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit. Sondazhet tregojnë një rritje të opozitës.
Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘Arsim’. Gjithashtu, komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.