Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus pretendimet e ngritura nga Opozita në Komisionin për Ankesa dhe Sanksione.
Kërcënime, ndihma ushqimore, leje legalizimi dhe përdorimi i agjencive shtetërore në fushatë, ishin disa nga pretendimet që ka ngritur opozita në lidhje me parregullsitë e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të marrë vendimin sot nëse do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.
Raporti i të dhënave të kryqëzuara për Gjirokastrën, nga ku rezultojnë 74 raste të dyshimta të votimit të dyfishtë, është lexuar në këndvështrime të ndryshme nga PS dhe opozita.