Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e tubimeve nga ana e qeverisë.
Gjykata Kushtetuese me anë të një vendimi i ka kërkuar komitetit të ekspertëve të rishohë dhe një herë urdhrin që ndalon tubimet apo takimet elektorale përgjatë fushatës.
Ankimimi është bërë nga Partia Republikane, ndërsa avokati i çështjes Dardan Mustafaj thotë për MAPO, se ky është një urdhër absurd që cenon barazinë mes partive.
“Ndërkohë që një aktivitet jopolitik, si për shembull ai i zhvilluar nga anëtarë të qeverisë për inspektim punësh publike, edhe pse mobilizon shumë më tepër se 10 persona, është i lejuar, një takim që zhvillohet me më shumë se 10 persona në lokal është i ndaluar. Është absurditet, sepse në lokale lejohen të mblidhen më shumë se dhjetë veta, por ndalimi i vetëm është të flasësh për politikë në to”, thotë Mustafaj.