Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm qeverinë ‘Rama 3’
Karakteristika kryesore e qeverisë së re të Ramës është se përbëhet nga njerëz të bindur, me besnikëri të verbër ndaj Kryeministrit.
Larg pushtetit të gjithë ata që kishin protagonizëm, orekse dhe pretendime. Taulant Balla, i cili mori më shumë vota personale se Rama bëhet shembull.
I hiqet drejtimi politik i Elbasanit duke e dërguar në Fier, si dhe posti i Sekretarit të Përgjithshëm.
Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘Shëndeti’. Gjithashtu mund të lexoni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.