Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm ndryshimet që iu janë bërë ligjeve të Kodit Penal apo dhe të funksionimit të gjykatave dhe prokurorisë, të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit, të cilat janë botuar dje në Fletoren Zyrtare.
Ligjet e reja ngushtojnë hapësirat dhe shmangin dukshëm shtigjet e manipulimit. KQZ tashmë ka fuqi të tjera.
Ai është institucioni që mbledh sinjalizimet dhe ia dërgon ato SPAK dhe Prokurorisë e cila ka detyrimin ligjor që brenda 15 ditëve të kthejë përgjigje në lidhje me çështjet e deleguara.
Në kodin ekzistues penal, janë 15 ligje që kanë të bëjnë me manipulimin e votës, që japin dënime nga 1 deri në 8 vite burg për krimin zgjedhor.
Etiketa: Manipulimi i votës, Mapo nesër, Ndryshon Kodi Penal