Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm deklaratën nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka bërë të ditur vendimin e departamentit të shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish-Kryeministrit dhe ish-Presidentit Sali Berisha, si dhe familjes së tij.
Arsyeja sipas deklaratës, është ajo e korrupsionit me fondet publike kur ka qenë në qeveri dhe retorika e përdorur sipas DASH, që tenton t’i dalë në mbrojtje aleatëve të tij dhe familjarëve të përfshirë në korrupsion.
Reagon ish-Kryeministri: Bëni publike çdo provë që keni ndaj meje, kam marrë kërcënime për ndarjen e kufijve që u gatua nga George Sorros në Beograd.