Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus mesazhin e diplomatit të lartë amerikan lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.
Zv.ndihmës-sekretari i DASH, Mathew Palmer, ka vënë dhe një herë theksin te zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve dhe te rëndësia që ato kanë në procesin e integrimit.
Gjatë bisedave që zhvilloi me Ramën, Bashën dhe Metën ai kërkoi që rezultati që do prodhojnë votimet e 25 prillit të marrin besimin e qytetarëve, duke theksuar përgjegjësinë që kanë institucionet, përfshirë Kryeministrin dhe Presidentin në këtë proces.