Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm situatën brenda Partisë Demokratike. Kjo e fundit vendosi sot të futet në zgjedhje të brendshme, ku institucioni i parë që do të marrë besimin nga anëtarësia me parimin një anëtar-një votë, është Kryetari.
Fushata do të bëhet për 17 ditë, nga 24 maji deri më 11 qershor. Është ngritur komisioni i zgjedhjeve. Deri tani dihen dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.
Kreu i PD gjatë mbledhjes së kryesisë u ndal te masakra elektorale që ndodhi më 25 Prill, dhe kërkoi bashkimin dhe konsensusin e të gjithëve.
Kritikët kërkojnë që ai të mbajë përgjegjësi për humbjen e të japë dorëheqjen. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri më 13 qershor, të gjitha forumet drejtuese të partisë pritet të rinovohen e të kalojnë në votim.
Në numrin e nesërm të gazetës Mapo dotë gjeni suplementin ‘Arsim‘. Gjithashtu, komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend.