Gazeta Mapo në numrin e nesërm ka në fokus ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në darkë në Kavajë, ku brenda një zyre elektorale të Partisë Demokratike është plagosur një aktivist i Opozitës.
Autori, person me precedent penal dhe i shoqëruar nga një zyrtar i Bashkisë.
Shkon me urgjencë në vendngjarje kreu i demokratëve Lulzim Basha, që e cilëson një atentat ndaj demokracisë të frymëzuar nga qeveria në ikje.
Basha: Jemi më të vendosur se kurrë, përgjigjja, të Dielën me votë.
Reagon Rama: Ngjarja, e patolerueshme, të mos politizohet.