Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Grupet e verifikimit të manipulimit, po hetojnë në disa drejtime për të dalë në një konkluzion se sa ka ndikuar blerja e votës, përdorimi i fondeve të buxhetit, administrata, fletët e pavlefshme, legalizimet, rindërtimi apo dhe ndryshimet kushtetuese në deformimin e rezultatit.
Këtë javë pritet të dalë dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR, pas atij të 26 prillit që evidentoi jo pak probleme në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve.
Pretendimeve për deformim rezultati i është bashkuar dhe lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit.