Gazeta Mapo, përmes një analize ka në fokus në numrin e fundjavës arsyet përse nuk fitoi Partia Demokratike. Të gjithë bien dakord se votat u manipuluan.
Kjo u bë ditën për diell, madje dhe në sy të vëzhguesve ndërkombëtarë. Mazhoranca as nuk u mundua të fshihet.
Përdori të gjithë arsenalin e pushtetit, apo dhe bandat për të blerë vota në këmbim të favoreve, punësimit, legalizimeve, parave cash etj.
E megjithatë nga një analizë e MAPO na rezulton se pakënaqësia ishte aq e madhe sa po mos përsëriteshin gabimet e vitit 2017, sot situata do ishte ndryshe.
Aleancat e gabuara, hartimi i listave në minutën e fundit, mosevidentimi i resurseve, mungesa e një strategjie të saktë elektorale, vendosja me vonesë e drejtuesve politikë në qarqe nga PD bënë që të fitonte skuadra e lodhur e Ramës, duke goditur atje ku opozita mbeti zbuluar si pasojë e gabimeve të saj.
Përfundimi, sot ai është sërish kryeministër me 74 mandate. Nesër në Mapo do të gjeni suplementin Letrar, me shkrime dhe poezi. Gjithashtu do të gjeni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.