Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm, kryeministrin Rama i cili ka përdorur gjuhë kritike ndaj kushteve të vëna nga Bashkimi Europian për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave.
Sipas tij, Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por shtyrja e negociatave është e pakuptimtë.
Shqipërisë ka që në vitin 2018 që i shtyhet hapja e negociatave të anëtarësimit, ku si kusht kryesor ka qenë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë kritikuar disa herë rresht gjatë qeverisjes Rama.