Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm zbrazjen e vendit. Në raportin e fundit të zyrës për azilantët në Bashkimin Europian, Shqipëria renditet e para në rajon për sa i përket emigracionit masiv.
Pasiguria, mungesa e të ardhurave dhe papunësia renditen si shkaqe kryesore. Gati 90% e largimeve i përkasin periudhës 2014-2020. Në këto shifra nuk janë përfshirë ata individë të cilët nuk kanë aplikuar për azil, por qëndrojnë ilegalisht në vendet e BE-së.
Përgjatë 8 viteve të qeverisjes Rama mendohet ta kenë lënë vendin më shumë se 350 mijë persona. 33% e personave të larguar kanë qenë minorenë.
Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘EKONOMI‘. Gjithashtu do të gjeni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.