Aktualitet

Mapo nesër: Situata në kolaps, në spitale nuk ka vende, rriten vdekjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 28/02/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm situatën e pandemisë në vendin tonë. Shtretërit te COVID-1 janë ezauruar në 100% të kapacitetit, ndërsa te COVID-3 janë zënë 140 shtretër ose 95% e kapacitetit.





E njëjta situatë paraqitet dhe te “Shefqet Ndroqi”, apo në spitalin COVID-4. Me shpejtësi po ezaurohen vendet dhe në spitalet e rretheve që janë urdhëruar të transportojnë drejt Tiranës vetëm rastet e rënda.


Ditën e djeshme u regjistruan 21 humbje të tjera jete.  Sipas universitetit John Hopkins që përpunon të dhënat botërore të pandemisë, Shqipëria renditet ndër të parat në rang botëror për numrin e të prekurve dhe vdekjeve gjatë muajit shkurt, duke treguar një dështim të menaxhimit të pandemisë. Sot mblidhet komiteti i ekspertëve për rishikimin e masave.




Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘Arsim’, po ashtu komente dhe analiza mbi situatën në vend, rajon dhe botë.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas