Aktualitet

MapoWeekend – Studimi për pandeminë: Rilindja, nga më të dështuarat në botë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:24 - 26/02/21 |
mapo.al

MapoWeekend, në numrin e nesërm ka në fokus analizën e të dhënave për pandeminë në vendin tonë.





Sipas të dhënave nga John Hopkins University, rezulton se për muajin shkurt, Shqipëria ka pasur një rritje deri në 97% të infektimeve krahasuar me muajin dhjetor dhe janar, ndërkohë që mban numrin më të ulët të testeve të kryera për numër popullsie në rajon dhe Europë.


Deri më tani janë kryer rreth 141 teste për 1 mijë banorë, ndërkohë që ndjekësja më e afërt është Maqedonia e Veriut me 238 teste për të njëjtin numër personash.




Nga ana tjetër, për muajin shkurt sipas John Hopkins Shqipëria rezulton me rritje deri në 97% të numrit të vdekjeve, duke shënuar një rekord botëror.


Në shifra zyrtare raportohen rreth 59 vdekje për 100 mijë banorë, por në rast se shtohen dhe numrat e raportuar nga INSTAT për vdekjet shtesë, atëherë shifra shkon deri në 230, çka do të thotë se kemi lënë mbrapa dhe vendin më të prekur të botës Anglinë që raporton 180 vdekje për 100 mijë banorë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- Mbi 600 të infektuar, 47 viktima në 24 orë

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas