Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus denoncimin e bërë nga media lidhur me posedimin nga ana e Partsë Socialiste të të dhënave personale të votuesve.
Portali Lapsi.al ka denoncuar këtë skandal të përmasave të mëdha.
Nën ethet e mandatit të tretë, qeveria ka vendosur në duart e militantëve të saj të dhënat personale të qytetarëve të mbledhura nga portali qeveritar e-Albania, si numrin e kartës së ID, telefonit dhe në rast se e kanë ndërruar, adresën e banimit, statusin social, qendrën e punës shtet apo privat etj.
Aktivistët e partive të tjera që operojnë në terren shprehen se ky është një informacion i pamundur për t’u mbledhur, pasi njerëzit e shumta deklarojnë votën, por nuk dorëzojnë ID.
Prokurorë, Gjyqtarë dhe njerëz të artit dhe medias, janë futur nën patronazhin e zyrave elektorale të zonës ku banojnë.
PD: Çështjen do e çojmë në SPAK, drejtësia të veprojë.