Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm, banorët e bregut të Jugut, të cilët refuzohen të regjistrojnë pronën e tyre që e kanë të trashëguar ose të marrë në bazë të ligjit.
Burime për MAPO shprehen se në lojë ka hyrë dhe avokatura e shtetit.
Në vitin 2018 qeveria kaloi në pronësi të Ministrisë së Turizmit 16 milionë metra katrorë nga Vlora deri në Ksamil, duke injoruar certifikatat e pronësisë.
Si po shpronësohen me ligj banorët e zonave Vlorë, Dhërmi, Shën Vasil, Lukovë, Sarandë e Ksamil, të cilët do kompensohen me vlera qesharake në tokat ku do ndërtojnë “investitorët strategjikë”.
4
Etiketa: Mapo nesër