Kryesore

MAPO ROZE/ Erik Lloshi: S’do e falja kurrë tradhtinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 17/11/18 |
mapo.al

Erik Lloshi është i veçantë për timbrin e zërit që posedon. Prej vitesh në mënyrë të suksesshme është i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme me projekte të reja muzikore që kanë arritur pëlqyeshmëri të lartë nga fansat e tij. Kryesisht jemi mësuar ta dëgjojmë me balada, ato që prekin më së miri shoqërinë me tekstet deri diku të përvuajtura e ku pjesa më e madhe e njerëzve pretendojnë se gjejnë veten. Por nga ana tjetër këngët ritmike nuk kanë munguar në repertorin e tij siç mund të përmendim ‘Të gjeta ty’ dhe ‘S’ka si ne’, ku kjo e fundit është në bashkëpunim me këngëtarë të mirënjohur si Anxhela Peristeri, Aurel Thellimi dhe Blerina Braka. Në këtë intervistë ai u shpreh mbi konsideratën që ka për gjendjen e muzikës shqiptare, projektet më të arrira të tij dhe për atë që është më e rëndësishme për Erikun momentalisht.






Fillimisht komplimenta për timbrin e zërit tuaj. Po të bëjmë një retrospektivë mundeni të na e thoni me detaje si vendosët të merreshit me muzikë?


Faleminderit shumë për komplimentin. Unë kam kënduar që në moshën 7-vjeçare. Kam marrë pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër dhe kam studiuar në Liceun Artistik për kanto, gjithashtu kam mbaruar dhe Akademinë e Arteve për Kanto. Kam studiuar 12 vite për piano. Kjo do të thotë që nuk jam rastësisht në këtë rrugë, por jam me baza dhe mbi të gjitha me diplomë me titullin “Këngëtar”.







Pse zgjodhët këtë rrugë? Ka më shumë të ardhura apo ekziston një arsye tjetër?




E kam zgjedhur këtë rrugë në radhë të parë nga pasioni që kam për muzikën dhe nga dashuria që kam për të, por normalisht që dhe për të ardhurat, por parësore nuk janë të ardhurat. E rëndësishme është që të bëj atë që dua unë. Pra të bëj muzikë dhe jo atë që mund të më imponojnë.



Çfarë mendimi keni për muzikën shqiptare? Po për prurjet e reja a mendoni që e kanë dëmtuar imazhin e artit kur shumë të tjerë janë përpjekur ta vlerësojnë dhe ta dërgojnë emrin e vendit tonë shumë lart?

Muzika shqiptare është shumë e bukur, por e bërë e tillë nga shumë pak persona për fat të keq. Me keqardhjen më të madhe them që kohët e fundit pseudo këngëtarët po e fundosin muzikën tonë të bukur dhe akoma më keq po i japin mesazhe të gabuara që të çojnë drejt drogës për rininë shqiptare. Duhet të ketë patjetër censurim për këto tekste dhe për këta të ashtuquajtur artistë që mendoj se po e çojnë shumë poshtë muzikën shqiptare vetëm e vetëm duke blerë miliona klikime në javë. Turp i madh janë këta.

Lexo edhe :  Parkinsoni, jo vetëm sëmundje e të moshuarve, dalloni shenjat e para

Me çfarë po merret aktualisht Eriku?

Aktualisht unë jam pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ me titull ‘Mos më urre’. Një kompozim i Kledi Bahitit dhe me tekst të Rozana Radit dhe produksion të ‘Threedots Studio’. Gjithashtu jam në koncertin recital të mikeshës time Anxhela Peristeri dhe shumë projekte të tjera që janë surprizë.

Si është një ditë e zakonshme e juaja?

Një ditë e zakonshme e imja nis me pak palestër dhe më pas në studio duke punuar ose në prova për fundjavën në ‘Venue Club’ së bashku me mikeshën time Aurela Gaçe.

Po për trendin e ri “tallava” dhe miksimin me dialektin e gjuhës kosovare çfarë mendimi keni?

Për trendin e ri tallava….hahaha. Është shumë qesharak dhe shqiptarët që mundohen të këndojnë me dialekt kosovar përsëri janë më shumë qesharakë dhe më qesharakë akoma janë ata që me origjinë janë nga Jugu i Shqipërisë dhe këndojnë me dialekt Kosovar. Nuk kam asgjë me muzikën tallava përkundrazi është shumë e bukur por do mbështesja atë realen jo këtë që qarkullon te ne.

Kush ka qenë nga projektet tuaja më i realizuari që ju ka prekur dhe ju vetë? Dhe pse?

Si projekt që më pëlqen më shumë është kënga, ‘Si dukem unë pa ty’. Kënga është kompozim i Kledi Bahitit, dhe një super tekst i Endrit Mumajesit. Dhe arsyeja pse më pëlqen është, sepse një tekst i tillë të vjen rrallë në jetën artistike të kujtdo këngëtari dhe unë pata fatin ta kem.

Po nga bashkëpunimet tuaja cili mendoni se ka qenë më i suksesshmi?

Nga bashkëpunimet e mia kam shumë, po nuk po di kë të veçoj. Megjithatë do të them bashkëpunimi me Anxhela Peristerin dhe me Olta Bokën.

Me kë nga këngëtarët e estradës do refuzonit të kishit një bashkëpunim me të?

Ka shumë pseudo këngëtarë që nuk do pranoja të bëja kurrë bashkëpunime me ta. Por preferoj mos të përmend emra, sepse nuk dua t’ua rris vlerat…

Çfarë është më e rëndësishme për ju momentalisht?

Më e rëndësishme për mua momentalisht është shëndeti i familjarëve të mi, dashuria dhe harmonia midis nesh.

Cila është ajo gjë që ju irriton më së tepërmi dhe nuk do e falnit kurrë?

Njerëzit që nuk kanë besnikëri dhe që janë me dy fytyra. S’do e falja kurrë tradhtinë. Po nga tekstshkruesit në Shqipëri dhe në Kosovë, kë do të veçonit që e zgjidhni më shpesh për projektet tuaja? E përmenda dhe më parë për mua në projektet e mija vendin e parë e mban Endrit Mumajesi, por do të veçoja dhe Rozana Radin sidomos me tekstin e këngës së fundit ’Mos më urre’.

1


Etiketa: , , ,

Pas